West paditet për shkeljen e të drejtës së autorit në Donda 2

Kanye West ësht1ë paditur nën akuzat se ka vjedhur pjesë nga “Move Your Body” të Marshall Jefferson, këngë e vitit 1986.
Pjesë të “Move Your Body” janë përdorur 22 herë në albumin Donda 2.
Reperi dhe grupi i tij nuk kanë komentuar ende asgjë në lidhje me akuzat.
Ndërkaq, rasti është hapur edhe në Gjykatë. Ultra International Music Publishing kanë iniciuar rastin në Gjykatën e New Yorkut të mërkurën.
“Move Your Body” është lansuar nga Trax Records në vitin 1986 dhe ishte e 34-ta në toplisten e Billboard.
Sipas pretendimeve reperi nuk ka marrë leje për këngën, gjë për të cilën Jefferson do të paguhej.
West nuk ka pasur një vit shumë të mirë, nisur nga divorci më tashmë ish-bashkëshorten Kim Kardashian, më pas ai u pezullua nga Instagrami etj.
Kanye – i cili ka ndryshuar emrin zyrtarisht në Ye, ka publikuar albumin Donda 2 në shkurt të këtij viti./21Media

Back to top button