WhatsApp do t’ju lejojë të riktheni mesazhet e fshira

Këtë të enjte u mësua se WhatsApp po zhvillon një veçori të re që do t’ju lejojë të rikuperoni mesazhet pasi ato të jenë fshirë në mënyrë që të mos zhduken përgjithmonë, në këtë kuptim ky funksion u theksua për përditësimin më të fundit beta për Android.
Aktualisht, rrjeti social ofron mundësinë e fshirjes së mesazheve, përmes opsioneve ‘ Fshi për mua’ dhe ‘Fshi për të gjithë’ , në rast se dëshironi të fshini përmbajtjen për pjesën tjetër të përdoruesve të një bisede në grup.
Tani WhatsApp është duke punuar në një funksion që do t’ju lejojë të zhbëni fshirjen e një mesazhi , siç ka mundur të vëzhgojë WABetaInfo në përditësimin më të fundit 2.22.13.5 të lëshuar përmes Programit Beta të Google Play për Android./21Media

Back to top button