Përdoruesit do të mund të zgjedhin se sa do të zgjasin mesazhet e tyre

Përdoruesit do të mund të zgjedhin se sa do të zgjasin mesazhet e tyre

Muajin e kaluar, WhatsApp është raportuar të zhvillonte veçorinë e quajtur “mesazhe të humbura” për aplikacionin e saj Android.

Edhe pse kjo veçori është ende në zhvillim e sipër, ajo tani është riemëruar në “Fshi mesazhet” në azhurnimin më të fundit të betas.

Pasi të aktivizohet, përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin se sa zgjasin mesazhet e tyre përpara se të fshihen.

Aktualisht opsionet përfshijnë një orë, një ditë, një javë, një muaj dhe një vit.

Kjo veçori aktualisht nuk është aktive, që do të thotë që ju nuk do të mund ta përdorni atë edhe nëse keni të instaluar beta e fundit, beta 2.19.348 në pajisjen tuaj, raporton AndroidCentral.