Bëhet e ditur se nga sot ky funksion është i përdorueshem në iOS dhe Android

Bëhet e ditur se nga sot ky funksion është i përdorueshem në iOS dhe Android

WhatsApp njoftoi në maj se do të fuste thirrjet në grup audio dhe video gjatë këtij viti dhe nga sot ky funksion është i përdorueshem në iOS dhe Android.

Funksioni që bën thirrje grupi mbështet deri në katër vetë njëkohësisht, pavarësisht se ku ndodhen këta njerëz.

Kompania thotë se e reja është projektuar për të punuar edhe në kushte të vështira interneti, kështu që ju mund të bisedoni me video me shokët ose anëtarët e familjes nga një vend ku nuk ka lidhje të mirë interneti, mjafton që të jeni “online”.

WhatsApp ka bërë me dije se ka 1.5 miliardë përdorues aktivë mujor. WhatsApp nisi së pari lidhjen me video në vitin 2016, ndërsa telefonatat vetëm me audio janë bërë që në 2014 dhe tani përdoruesit e tij harxhojnë gjithsej 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon.