“WikiLeaks ishte shfrytëzuar nga inteligjenca ruse”

Kështu ka deklaruar shefi I CIA-s, Mike Pompeo

Drejtori i agjecisë amerikane CIA, Mike Pompeo, e ka kritikuar organizatën, WikiLeaks, dhe themeluesin e saj Julian Assange dhe i ka akuzuar se ishin “agjenci armiqësore e inteligjencës”, që ishte përdorë nga inteligjenca ushtarake ruse, për përzierje në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, WikiLeaks në Internet i ka publikuar emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe të shefit të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, në muajin janar, thanë se sulmet kibernetike kishin për qëllim dëmtimin e zonjës Clinton dhe përfitim për Donald Trumpin, i cili përfundimisht i fitoi zgjedhjet.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar agjencinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, dhe agjencinë udhëheqëse të sigurisë në Rusi, FSB, se ishin të involvuara në sulmet kibernetike dhe në ndërhyrje të tjera lidhur me zgjedhjet.

Zoti Trump, nga ana e tij, e pat mbështetur WikiLeaksin gjatë fushatës, duke thënë se kishte kënaqësi që i ka publikuar emailat e Hillary Clintonit.

Back to top button