Wilder ka mbrojtur titullin kampion bote në WBC pas barazimit dramatik me Furyn

Wilder ka mbrojtur titullin kampion bote në WBC pas barazimit dramatik me Furyn

Deontay Wilder të dielën në mëngjes ka mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni WBC në meçin që e ka pasur ndaj Tyson Fury, i cili ka mbaruar me barazim në Staples Centre të Los Angelos.

Një nokaut në rundin e fundit në atë të 12- tin, ishte vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, mes tij dhe britanikut, Fury, i cili ishte duke prirë me pikë deri në atë moment.

Amerikani Wilder e nokautoi Furyn në rundin e fundit, por britanku ia doli të ngrihej në këmbë dhe të mbijetojë.

Në njërin prej meçeve më të forta në kategorinë e rëndë ndër vite, britaniku u rrëzua në rundin e nëntë dhe edhe një herë tjetër në mënyrë brutale në të 12-in, por ai arriti që përsëri të ngritet në këmbë duke i mbijetuar dy minutat e mbetur.

Fury me sukes i shmangi goditjet e fuqishme të Wilderit, kështu duke i treguar aftësitë e tij që e bënë atë të famshëm para se të largohej nga ringu për 30 muaj.

Mirëpo, ai në rundin e 12-të, ai u shtri për toke pas një kombinimi fantastik të amerikanit. Fury me vështërsi u ngrit në këmbët e tij për ta përmbyllur takimin, i cili mbaroi me barazim 115-111 për Wilder, 114-112 për Furyn dhe 113-113.

Të dy boksierët ndien se e kishin fituar këtë meç derrmues me kohëzgjatje 36 minuta. Ata u duken të gatshëm për rimeç dhe duket se ka mbetur vetëm të përcaktohet data e tij. /21Media