“Është mirë të punosh me Lampard"

“Është mirë të punosh me Lampard”

Sulmuesi i Chelseat, Willian beson që klubi i tij mund të fitojë disa trofe këtë sezon.

“Blutë” kanë probleme pasi nuk janë në gjendje të blejnë lojtar deri në verë të vitit 2020. Chelsea sezonin e kaluar ka arritur të fitojë Evropa Ligën, mirëpo këtë sezon kanë humbur disa lojtarë, ndër ta edhe Eden Hazard.

Mirëpo, futbollisti brazilian mendon që pavarësisht këtyre problemeve klubi anglez është në gjendje të fitojë trofe.

“Besoj që Chelsea mund të fitojë disa trofe. E di që do të jetë vështirë këtë sezon për të fituar tituj, si gjithmonë është vështirë. Është vështirë kur humb lojtarë si David Luiz e Eden Hazard, por kemi disa lojtarë të ri me kualitet, të cilët mund të bëhen shumë të mirë në të ardhmen dhe të bëhen ndër lojtarët më të mirë në ligë. Mendoj se kemi ekip të mirë. Chelsea është klub i madh. Kur hyjmë në ndonjë garë, hyjmë për të fituar. Nuk kanë rëndësi lojtarët, trajneri, çdo vit dëshirojmë të fitojmë ndonjë gjë dhe mendoj se këtë vit do ta bëjmë përsëri”, deklaroi ai.

Sulmuesi gjithashtu ka folur edhe për trajnerin, Frank Lampard.

“Është mirë të punosh me Lampard. Është njëri i mirë. Kualiteti i trajnimeve është i mirë. Na duhet kohë për t’u adaptuar, por do t’ia dalim”, përfundoi Willian.

Chelsea ndeshjen e radhës e ka të shtunën kundër Wolves.