William Walker vjen në Kosovë

Javën tjetër është 21 vjetori i masakrës së Reçakut.

Ish-ambasadori i misionit të OSBE-së, William Walker javën e ardhshme do të vijë në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punës së Jashtme, Jetlir Zyberaj.

“Me ftesën e zëvendëskryeministrit/ministrit të jashtëm, Z.Behgjet Pacolli, Z. Walker si çdo vit po kthehet për të respektuar viktimat e Reçakut dhe për t’i treguar Serbisë dhe Vuçiçit krimet e tyre”, ka njoftuar Zyberaj.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur./21Media

Back to top button