Roger Federe, Sirena Williams dhe Venus Williams disa nga emrat që do të vazhdojnë në ditën e tretë të turneut

Roger Federe, Sirena Williams dhe Venus Williams disa nga emrat që do të vazhdojnë në ditën e tretë të turneut

Roger Federer ishte mbresëlënës të mërkurën dhe arriti të vazhdojë ende garën në turneun e madh britanik të tenisit.

Motrat Williams, Milos Raonic, Carolina Wozniacki dhe Katie Swan luajtën ditën e djeshme në turneun Wimbledon. Fituesja e turneut Austrelian Open Caroline Wozniacki është një prej emrave të mëdhenj të cilët nuk arritën të vazhdojnë më tej. Ajo humbi kundër numrit të 35 të botës, rusen Ekaterina Makarova. Gjatë kësaj ndeshje danezja u përballë me një sulm milingonash fluturuese të cilat u desh të hiqeshin me kimikate kundër insekteve.

Simona Halep, Garbine Muguruza dhe Karolina Pliskova janë disa prej femrave të tjera që vazhdojnë në nivelin e rradhës. Për Pliskovën kjo është hera e parë që ka arritur në ditën e tretë të Wimbledon.

Federer më fitoret e tanishme ka zgjeruar shansat e tij për fitoren e Wimbledon me 26 sete të mrekullueshme, por ai ka thënë që  koncentrimi i shumët në përqindjet e fitoreve bëhet i ‘mërzitshme’. “Mua më pëlqen ta ndryshoj pak lojën. Të mos hargjojë shumë energji është diçka e mirë”, ka thënë ai.

Related image

Serena Williams e vazhdon turneun pas fitores kundër bullgares Viktoria Tomova. “Kjo lojë ka qenë më e mirë se ajo e raundit të parë, prandaj jam e lumtur që po shkojë në drejtimin e duhur.”, ka thënë Serena e cila ka munguar në Wimbeldonin e vitit të kaluar sepse ka qenë në pushimin e lindjes. Edhe motra e saj Venus Williams pesë herë fituesja e Wimbledon fitojë kundër Alexandra Dulgheru me rezultatet 4-6 6-0 6-1./21Media