Windows 7 në shtator mbanë vendin lider

Windows 7 në shtator mbanë vendin lider

Statistika, të cilën na e sjell NetMarketShare për muajin shtator, sugjeron se Windows 7 vazhdojë të dominojë në tregun e sistemeve operative.

Windows 10 po shënon rritje të ngadalshme dhe po i afrohet Windows 7, por nuk pritet që brenda një kohe të shkurtër këto dy versione të ndërrojnë pozitat.

Windows 7 në shtator mbanë vendin lider me pjesëmarrje në treg prej 46,22 për qind, pasuar nga Windows 10 me 28,65 për qind. Windows 7 ka shënuar rënie prej 2,21 për qind, derisa Windows 10 ka shënuar ngritje 0,66% për qind.

Microsoft është duke u përgatitur që të sjellë azhurnimin e madh për Windows 10, të quajtur Fall Creators Update, i cili do të shtojë interesimin për sistemin më të ri të kompanisë.