"Kam një rrugë të gjatë për të arritur në nivelin e tyre"

“Kam një rrugë të gjatë për të arritur në nivelin e tyre”

Mesfushori i Tottenhamit, Harry Winks ka pranuar që inspirohet nga fituesi i Topit të Artë, Luka Modric.

Futbollisti anglez gjithashtu pranoi se të njëjtin inspirim e ka edhe nga mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong.

Ai tha se është i lumtur kur e krahasojnë me këta dy lojtarë. “E krahasoj veten me De Jong e Modric dhe e marr si kompliment të madh kur e dëgjoj edhe nga të tjerët. Kam një rrugë të gjatë për të arritur në këtë nivel. Më pëlqen të ndërtoj aksione, të bëhem lidhja mes sulmit dhe mbrojtjes. Kjo më bënë të ndihem më i fortë”, deklaroi ai.

Harry Winks është pjesë e skuadrës angleze që do të luaj kundër Kosovës, me 10 shtator.