Reperi duhet të sjellë lule për viktimat e Escobarit në vend Wiz Khalifa ka vizituar varrin e Pablo Escobar, pas përfundimit të një koncerti në Medellin.

Reperi duhet të sjellë lule për viktimat e Escobarit në vend

Wiz Khalifa ka vizituar varrin e Pablo Escobar, pas përfundimit të një koncerti në Medellin.

Reperi amerikan Wiz Khalifa ka zemëruar kolumbianët duke publikuar fotot nga një vizitë që i kishte bërë varrit të lordit famëkeq të drogës,  Pablo Escobar në qytetin e Medellin.

Escobar ka terrorizuar Kolumbinë në vitet 1980 dhe 1990 duke marrë ryshfet, organizimin e rrëmbimeve  dhe vrasjeve për të gjithë ata të cilët i penguan në rrugën e tij.

Kryetari i Medellin Federico Gutierrez tha se Wiz Khalifa duhet të kërkojë falje ‘për mbrojtjen e krimit’.

Ai tha se reperi  duhet të sjellë lule për viktimat e Escobarit në vend.