Wober ka besim që mund ta mposhtin Liverpoolin

Wober ka besim që mund ta mposhtin Liverpoolin

Mbrojtësi i RB Salzburg, Max Wober ka thënë se janë në gjendje të mposhtin Liverpool.

Liverpool do të jetë mysafirë i Salzburg në ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve për Ligën e Kampionëve dhe vetëm njëra do arrijë të kalojë në fazën tjetër.

Wober ka besimin që mund të mposhtin kampionin e Evropës dhe të vazhdojnë tutje.

“Kemi një finale me 10 dhjetor. Kemi ëndërruar për këtë gjë. Kemi shumë ëndrra për fitoren ndaj Liverpool. Do të jemi shumë të motivuar. Është ndeshja e jetës sonë. Kemi shansin për të bërë dramën më të madhe në botë për këtë sezon. Do të japim gjithçka”, deklaroi ai.

Për klubin austriak kjo nuk do jetë e lehtë pasi Liverpool vazhdon të jetë i pamposhtur derisa kanë vetëm një humbja këtë sezon kundër Napolit.