Javën e kaluar u shfaqe premiera e filmit

Javën e kaluar u shfaqe premiera e filmit

Filmi “Wonder Woman” në të dytën javë pas premierës, vazhdon të rangohet në pozitën e parë të listës së filmave më të shikuar.

Kësaj here vetëm nga SHBA-të ka inkasuar 58 milionë e 520 mijë dollarë, shkruan rtv21.tv

Filmi me super-heroinën amazone zgjatë 2 orë e 21 minuta dhe është i zhanrit aksion – aventurë- fantazi. I bërë me regji të regjisorit Patty Jenkins dhe skenar të Allan Haeinberg, “Wonder Woman” vjen me rrëfimin për Dianën, princeshën e Amazonave, luftëtaren e trajnuar mirë.

Ajo shndërrohet në gruan e mrekullueshme  dhe e lufton të keqen duke i kuptuar fuqitë dhe fatin e saj.

Filmi “Wonder Woman” ka pasur kosto të realizimit në vlerë prej 149 milionë dollarë, por inkasimi global ka arritur në gati trefishin e vlerës me 454 milionë të grumbulluara në arkë./21Media