“Do të ishte një transferim i pabesueshëm, por është shumë e vështirë..."

“Do të ishte një transferim i pabesueshëm, por është shumë e vështirë…”

Legjenda e Barcelonës, Xavi, do të jetë i kënaqur me rikthimin e yllit të PSG-së, Neymar, në Barcelonë. Neymar është afër rikthimit në Barcelonë dhe Xavi foli për këtë gjë.

“Do të ishte një transferim i pabesueshëm, por është shumë e vështirë. Kemi parë shumë gjëra dhe nuk besoja që do e shihja këtë gjë. PSG ka paguar për të 222 milionë euro, pra vetëm mund të presim. Nuk ka dyshim që ai është një ndër sulmuesit më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Xavi është pyetur edhe për transferimin e Antoine Greizmann, i cili po pritet që të transferohet në “Camp Nou”, këtë verë.

“Ai është një yll bote, ai ka bërë diferencën me Atletico Madridin dhe Francën. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Nuk është zyrtare, por duket se ai do të transferohet në Barcelonë. Besoj që do të jetë një transferim i mirë”, përfundoi spanjolli.