"Një komb i tërë u është mirënjohës!"

“Një komb i tërë u është mirënjohës!”

Ministrja e mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka theksuar se mbi 250 specialistë nga vende fqinje, mike e partnere, iu gjendën pranë Shqipërisë, që në orët e para të 26 nëntorit.

“Miqtë e vërtetë njihen në ditë të vështira dhe kurrë më shumë se këto ditë, kjo shprehje s’ka patur kaq shumë vlerë. Mbi 250 specialistë nga vende fqinje, mike e partnere na u gjendën pranë, që në orët e para të 26 Nëntorit. Faleminderit secilit prej tyre, për kontributin dhe sakrificën gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit. Një komb i tërë u është mirënjohës!”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.

Ka shkruar në 51 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, teksa të lënduar kanë mbetur qindra persona.