Vlerësimet po bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj

Vlerësimet po bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka i bëri thirrje të gjitha banorëve që i kanë banesat e dëmtuara të mos qëndrojnë deri në momentin që do të bëhet vlerësimi.

Në një konferencë për media, ajo tha se vlerësimet po bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Ajo garantoi se askush nuk do të mbetet pa shtëpi.

Xhaçka tha se është ngritur kuzhina fushore në Thumanë dhe po montohet një tjetër në Bubq për përgatitjen e 10 mijë racioneve gjatë 7 ditëve./oranews