Xhaferi për vizitë në Mal të Zi

Kryetari i Kuvendit maqedonas viziton Malin e Zi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot me ftesë të kryetarit të Kuvendit malazez Ivan Brajoviq, do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi.

Siç njoftoi Kabinet i kryetarit të Kuvendit, në kuadër të vizitës zyrtare Xhaferi do të realizojë takime me kreun shtetëror të Malit të Zi dhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit./21Media

Back to top button