Xhaferi dëshmoi në Gjykatë

Xhaferi dëshmoi në Gjykatë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot në Gjykata Penale ka dëshmuar për rastin e tentimvrasjes ndaj deputetit Ziadin Sela, në ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë.

Xhaferi ka thënë se në momentin që kanë hyrë protestuesit në sallën e Kuvendit, në rend të parë kishte edhe persona me maska dhe çanta të vogla, të cilët i udhëzonin protestuesit që të na sulmojnë, shkruan tv21.tv

“Sela sa ishte pas deputetëve nuk ka qenë i goditur, por pastaj nuk e kam parë sepse isha në fund të sallës. Protestuesit pastaj thanë se me Selën mbaruam, tani e keni rendin ju që t’ju vrasim të gjithëve”, tha ai.

Xhaferi poashtu tha se përleshja ka qenë fizike duke gjuajtur me sende të forta ndaj grupit të deputetëve ku mes tjerësh ishte Sela dhe Zaev”.

Kryeparlamentari tha se Zoran Zaev, Oliver Spasovski, Goran Misovski, Alekansdër Kiracovski, Damjan Mançevski, Vesel Memedi, Surja Rashiti, dhe Ziadin Sela kanë formuar një kordon para tij, dhe atëherë është tërhequr mbrapa. Afër tij ka qenë  edhe kameramani i TV 24, kurse ka shtuar se personat që dolën në mbrojtje për të, përveç deputetëve ishin edhe sigurimi i Oliver Spasovskit.