Xhaferi uron besimtarët ortodoksë!

Talat Xhaferi: Gëzimi dhe paqja që lindin duke i respektuar vlerat universale

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, uron të gjithë besimtarët ortodoksë të cilët sot e kremtojnë festën e madhe krishtere – Krishtlindjen.

Xhaferi thekson se gëzimi dhe paqja lindin duke i respektuar vlerat universale, respektivisht dashurinë ndaj njerëzimit, raporton TV21.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë besimtarëve ortodoksë të cilët sot e kremtojnë festën e madhe krishtere – Krishtlindjen, t’ju drejtoj urime të sinqerta për këtë ditë të bukur festive.

Festat janë ditë të veçanta që bartin në vete magji të veçantë e cila krijon në gjithë ne mendime të bukura dhe pozitive të cilat rrezatojnë energji të mrekullueshme të gëzimit dhe lumturisë së përbashkët, besim të bashkuar dhe shpresë për një të nesërme më të mirë, për ardhmëri të ndritur për ne, për fëmijët tanë dhe për të gjitha gjeneratat e ardhme.

Le të jetë kjo energji forca e cila na prin me mençuri nëpër të gjitha sfidat që i sjell çdo ditë e re, çdo çast i ri. Gëzimi dhe paqja që lindin duke i respektuar vlerat universale, respektivisht dashurinë ndaj njerëzimit, respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe bashkëndjesia, le të jenë përditshmëri e zakonshme për të gjithë ne dhe motiv për krijimin e bukurive plotësuese dhe bërjen e veprave të mira që gëzimi nga dhurimi i kësaj energjie pozitive të jetë i dyfishuar.

Qytetarë të dashur, Ju uroj fat, gëzim dhe mirëqenie në shtëpitë tuaja, buzëqeshje në fytyrat e më të afërmve tuaj dhe përparim të përditshëm në fushën personale, që do të rezultojë me përparim kolektiv të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan, Talat Xhaferi./21Media

Back to top button