Leicester mposhti Arsenalin

Leicester mposhti Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka premtuar se do të vazhdojë të ‘luftojë’ për të kthyer besimin e tifozëve.

Ylli i kombëtares zvicerane u emërtua kapiten i Arsenal-it në muajin shtator, por Xhaka u përfshirë në një incident me tifozët, dhe pastaj i është hequr shiriti i kapitenit.

27-vjeçari ka thënë se është gati për ndeshjen e radhës dhe do të vazhdojë të bëjë më të mirën në çdo stërvitje.

“Mund të siguroheni që do të vazhdojë të luftoj dhe të bëjë më të mirën në çdo stërvitje. Mendoj që java e kaluar ka qenë e mirë dhe jam gati. Jam duke ia dal shumë mirë, jam trajnuar javën e kaluar mirë dhe jam i gatshëm për ndeshjen e radhës” ka thënë ai.

Ndeshja e fundit e Xhakës për Arsenal-in ishte më 27 tetor, kundër Crystal Palace. Mesfushori nuk luajti as dje, kur klubi u mposhtë nga Leicester me rezultat 2-0. /21Media