“Kam dhimbje, por mendoj se gjithçka do të kaloj shpejt”

“Kam dhimbje, por mendoj se gjithçka do të kaloj shpejt”

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është kritikuar mjaft shumë gjatë këtij sezonit për performancat e tij në fushën e gjelbërt.

Xhaka pretendon që performancat e tij këtë sezon nuk kanë qenë të mira sepse ai ka qenë i lënduar.

“Që disa javë jam duke vuajtur nga një lëndim në këmbë. Kjo po ndikon në lojën time”, tha Xhaka.

Kam dhimbje, por mendoj se gjithçka do të kaloj shpejt”, shtoi ai.

Xhaka luajti 74 minuta në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Gjibraltarit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020./21Media