Xhaka nuk është ende gati të luajë

Xhaka nuk është ende gati të luajë

Granit Xhaka nuk do të luajë as në ndeshjen e radhës të Arsenal-it. Sipas trajnerit të “The Gunners”, Unai Emery mesfushori ka thënë që nuk është gati të rikthehet.

Ylli i kombëtares zvicerane u emërtua kapiten i Arsenal-it në muajin shtator, por Xhaka u përfshirë në një incident me tifozët, kur edhe i është hequr shiriti i kapitenit.

Emery ka thënë se Xhaka nuk është ende gati të luajë dhe pse po punon shumë.

“Unë fola me të Martën, e pyeta se si po ndihet. Ai po punon shumë, po stërvitet mirë, por ai më tha që nuk ndihet aq mirë sa të luajë. Ne do të presim”, ka thënë ai.

Ndeshja e fundit e Xhakës për Arsenalin ishte më 27 tetor, kundër Crystal Palace./21Media