Xhaka ka folur mirë për Zhegrovën

Xhaka ka folur mirë për Zhegrovën

Futbollisti i njohur nga Kosova, Taulant Xhaka në një intervistë për zviceranen “Blick” ka folur për Edon Zhegrovën, talentin e Kosovës, që luan te Baseli.

Xhaka s’ka asnjë dyshim se Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm, por që sipas tij, në fillim nuk e ka marr edhe seriozisht këtë punë.

“Edoni luftoi në fillim për të ndarë argëtimin me seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka”, ka thënë Xhaka.

Ai ka shtuar se Zhegrova e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse.

“Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasin e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh”, ka shtuar Xhaka.