“Xhaka më i mirë se Shaqiri e Salah”
27 Gusht 2019
Vogel e krahason Xhakën me Shaqirin e Salah
Vogel e krahason Xhakën me Shaqirin e Salah
Vogel ka thënë se Xhaka ishte lojtari më i mirë i Bazelit, madje më i mirë se Xherdan Shaqiri dhe Mohamed Salah.
Granit Xhaka ishte pjesë e skuadrës se parë të Bazelit për dy vite, më pas u transferua te Borussia Monchengladbach dhe në fund tek Arsenali.
Ish trajneri i Bazelit, Heiko Vogel tha se ende i kujtohet kur Xhaka debutoi për Bazelin, që nga ai moment ra në dashuri me të.
“Isha ulur në autobus dhe po mendoja: Ne po flasim për Shaqirin por Xhaka është më i mirë”, shtoi Heiko Vogel./21Media