“Kthimi i Xhakës do të jetë i rëndësishëm për ne”

“Kthimi i Xhakës do të jetë i rëndësishëm për ne”

Trajneri i Arsenal-it, Unai Emery ka thënë që Granit Xhaka mund të luajë në ndeshjen e radhës të Arsenal-it kundër Eintracht Frankfurt, në kuadër të Europa Ligës.

Ylli i kombëtares zvicerane u emërua kapiten i Arsenal-it në muajin shtator, por Xhaka u përfshi në një incident me tifozët, kur edhe i është hequr shiriti i kapitenit.

Emery ka thënë që kthimi i mesfushorit është shumë i rëndësishëm për Arsenalin. “Ai është në grup dhe ai ka mundësinë të luajë. Shpresoj se çdo tifoz do ta mbështetë atë. Kthimi i Xhakës do të jetë i rëndësishëm për ne“, tha ai.

Ndeshja e fundit e Xhakës për Arsenalin ishte më 27 tetor, kundër Crystal Palace./21Media