Xhaka nuk do të luaj as këtë fundjavë

Xhaka nuk do të luaj as këtë fundjavë

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka pranuar se futbollisti kosovar, Granit Xhaka mund të mos luaj më për Arsenalin.

Ylli i kombëtares zvicerane u emërtua kapiten i Arsenal-it në muajin shtator, por Xhaka u përfshirë në një incident me tifozët, dhe pastaj i është hequr shiriti i kapitenit.

Po ashtu Emery ka thënë se Xhaka nuk është ende gati të luajë dhe nuk do të luaj as këtë fundjavë, kundër Leicester City.

“Nuk e di nëse ai do të luajë përsëri. Nuk e di nëse ai mund të vazhdoj të na ndihmojë dhe ta mbrojë fanellën e Arsenalit”, ka deklaruar Emery.

Ndeshja e fundit e Xhakës për Arsenal-in ishte më 27 tetor, kundër Crystal Palace./21Media