Xhaka tregon si u zgjedh kapiten

Xhaka tregon si u zgjedh kapiten

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery zgjedhi Granit Xhakën si kapiten të përhershëm të Arsenalit.

Në një intervistë për mediat angleze, Xhaka tha se është shumë krenar që është zgjedhur kapiten i një ekipi kaq të madh sa Arsenali. Ylli zviceran tregoi edhe se si u zgjedh kapiten.

“Tani jam kapiten i Arsenalit dhe ndihem krenar që jam kapiten i këtij klubi të madh. Trajneri na kërkoi të shkruanim pesë emra, të cilët donim të ishim kapiten. Çdo gjë ishte i matur dhe të gjithë shënuam nga pesë emra”, tha ai.

Xhaka si kapiten e zëvendësoi Laurent Koscielny pasi që ai u largua nga klubi këtë verë./21Media