Vazhdojnë pasojat për Xhakën

Vazhdojnë pasojat për Xhakën

Mesfushorit të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakës pas incidentit me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace, mbrëmë i është hequr shiriti i kapitenit nga trajneri Unai Emery.

Xhaka pak ditë pas ndeshjes përmes një postimi në rrjetet sociale kërkoi falje për sjelljen e tij, por është duke i vuajtur pasojat pasi që trajneri Emery, e ka lënë jashtë skuadrës për dy ndeshje.

Por jo me kaq, sipas raportimeve në Daily Mirror, Arsenali në afatin kalimtar të janarit mund të vendos shitjen e Xhakës.

Xhaka kapiten i përhershëm i Arsenalit u zgjodh në muajin shtator.

Kapiten i ri i Arsenalit është emëruar sulmuesi, Pierre Emerick Aubameyang. /21Media