" Me Milotin e Dardanëve ishim për t'i nderuar të gjithë shqiptarët tanë..."

” Me Milotin e Dardanëve ishim për t’i nderuar të gjithë shqiptarët tanë…”

Futbollisti i njohur shqiptar që luan për ekipin e Arsenalit, Granit Xhaka tha se në ndeshjen miqësore bashkë me Milot Rashicën, ishin për t’i nderuar të gjithë shqiptarët, të cilët i kanë përkrahur ata.

Mbrëm me Milotin e Dardanëve ishim për ti nderuar të gjithë shqiptarët tanë që asnjëherë nuk na lan vetëm por na përkahën dhe kjo përkrahje u konfirmua”, ka thënë ai.

Xhaka gjithashtu se në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte mbushur me lot nga gëzimi, përkrahja dhe dashnia që kishte pranuar nga publiku. “Ndeshja në stadiumin“Fadil Vokrri” kishte emocione, pranoj se jam mbushur me lot nga gëzimi nga përkrahja dhe dashnia që marr nga ju. Unë, ku do që shkoj jam me ju dhe për ju. Kështu do të jetë gjithmonë.”, kështu ka shkruar Xhaka sipër disa imazheve të publikuara në rrjetin social, Instagram.

Ndeshja miqësore “Loja e Yjeve” është zhvilluar të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe ka përfunduar baras.

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, dhe me paratë e mbledhura nga biletat e shitura do të ndihmohen dhjetë familje skamnore./21Media