Xhandarmëria serbe ndalon deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Sllobodan Petroviq

Reagon Kuvendi i Republikës Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër ndalimin e deputetit të tij, Sllobodan Petroviq, nga ana e xhandarmërisë së Serbisë

“Kuvendi i Republikës së Kosovës me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për ndalimin e sotëm të deputetit të tij, Sllobodan Petroviq, nga ana e xhandarmërisë së Serbisë, në pikën kufitare në Merdare.”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Sipas komunikatës deputeti Petroviq ishte duke udhëtuar në një vizitë familjare në Serbi (përkatësisht te motra e tij), në momentin kur është ndaluar (rreth orës 11:30) dhe intervistuar nga ana e xhandarmërisë serbe.

“Deputeti i katër legjislaturave të Kuvendit, njëherësh ish-nënkryetar i tij, Sllobodan Peptroviq, është liruar pas katër orë mbajtjeje dhe maltretimi nga ana e organeve serbe të sigurisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër ndalimin e deputetit të tij, duke e konsideruar atë akt të ulët dhe të papranueshëm.”, thuhet në reagim.

Po ashtu Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga udhëheqja e Parlamentit të Serbisë që të distancohet dhe të dënojë rastin, i cili, si i tillë, paraqet shkelje flagrante të të drejtave të njeriut e të lëvizjes së lirë./21Media

Back to top button