"Xhansu" gati për stinën e vjeshtës dhe të dimrit

“Xhansu” gati për stinën e vjeshtës dhe të dimrit

Aktorja turke, Leyla Tanlar te ne u bë e njohur me rolin e saj si  “Xhansu”, nga seriali shumë i shikuar “Fate të kryqëzuara”.

Pas suksesit që ka pasur në këtë serial aktorja e re në moshë, por shumë e talentuar, ka pranuar edhe një rol tjetër në serialin e ri turk, të quajtur “Mehmed Bir Cihan Fatihi”, që tregon historinë e Sulltan Mehmetit, shkruan rtv21.tv

Në rrjetet sociale “Xhansu”  ka një numër të madh të ndjekësve, me të cilët shpesh ndan fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi aktorja 20-vjeçare në Instagram, ka publikuar një fotografi të cilën e ka relizuar me ngjyra bardh e zi, ku shihet më ndryshe se herave tjera.

E veshur me një pallto, të trashë aktorja duket se po bëhet gati për stinën e vjeshtës, dhe të dimrit.

Pa dyshim se edhe në këtë fotografi aktorja po duket bukur./21Media