Xharra: Demarkacioni do të kalojë

Xhara tregon se do të bëhet një koordinim se si do të kalojë

“Unë e di që Demarkacioni ka me kalu, u bë një koordinim se si do të kalojë”, tha Arbana Xharra. Gjatë fjalës së saj në emisionin debatues “Click” të RTV21, ajo u ndërpre nga gazetari Parim Olluri, i cili tha se “nuk do të kaloj” dhe i rikujtoi qëndrimin e Ramush Haradinajt për Demarkacionin.

Xharra vazhdoi fjalën duke qenë e sigurt se Bashkësia ndërkombëtare nuk do të heqë dorë nga kjo kërkesë.

“Unë po besojë se kanë me pasur një marrëveshje se si do të kalojë, mirëpo do të kalojë gjithsesi. Nuk e kam dëgjuar Haradinajn që ka thënë se nuk do të kalojë”, tha Xharra./21Media

Back to top button