Sveçlës i ndalet fjala derisa drejtonte akuza pë Hoxhiq

Sveçlës i ndalet fjala derisa drejtonte akuza pë Hoxhiq

Derisa po vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lëshua sallën pas një përplasje të deputetit të kësaj partie, Xhelal Sveçla me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti.

Në kohën kur deputeti Sveçla po fliste për emërimin e Adriana Hoxhiqit në krye të Ministrisë së Administratës Publike, foli edhe për biografinë e saj, gjë që e pengoi kryesuesin e seancës, Xhavit Haliti.

“Pas emërimit të Adriana Hoxhiq në krye të MAP-s, nga kryeministri Ramush Haradinaj, shumë qytetarë të veriut të Kosovës na kanë kontaktu duke shprehur pakënaqësinë dhe mllefin e tyre për këtë skandal të radhës nga Qeveria e skandaleve… ajo zyrtarisht nuk është anëtare e LS, por është një nga ideatorët dhe zbatueset më të zellshme të politikave të tyre. Edhe, siç e dinë mirë, banorët në veri të Kosovës, ajo është ndër bashkëpunëtoret më të mira e të bindura të Goran Rakiqit. Adriana Hoxhiq, edhe pse e martuar me një burrë shqiptar, jeton në veri të Mitrovicës”, tha ai.

E derisa Sveçla po fliste, ndërhyri nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, i cili duke i ndalur fjalën atij, me arsyetimin se nuk toleron ofendime.

“Të lutem mos ofendo personalisht askënd. Pa burra e kemi këtu. Të lutem, ndale fjalën, ta marrë fjalën. Ofendim këtu, ajo është grua, është shtetase e Kosovës, s’kemi nevojë ne me ia përmend as martesën, as fejesën. Ti e the mendimin tënd, por jo me ofendu”, tha Haliti.

Pas kësaj deputetët e VV-së, kanë lëshuar seancën. Kurse, deputeti Sami Kurteshi derisa dilte nga salla, i ka thënë Halitit se nuk njeh debat por vetëm frikën.