Zjarrfikësi thirret për ndihmë në vendin e ngjarjes, shokohet çfarë sheh

Zjarrfikësi thirret për ndihmë në vendin e ngjarjes, shokohet çfarë sheh

Një zjarrfikës pasi ishte thirrur në vendin e ngjarjes kishte zbuluar se edhe mbesa e tij ishte përfshirë në aksident.

Nathan Williams ishte në mesin e një ekipi shpëtimi të cilët ishin thirrur në vendin e ngjarjer pasi një veturë Renault kishte dalë  jashtë kontrollit dhe kishte goditur një mur në Monk Bretton, afër Barnsley, Yorkshireshire në fillim të këtij muaji.

Por, pasi arriti në vendin e ngjarjes, ai pa mbesën e tij 18 vjeçare, Jordan Williams e cila tashmë kishte vdekur.

Williams ishte nënë e një djali 19 muajsh të quajtur Riley, i cili ishte në shtëpinë e gjyshërve të tij në kohën kur ajo bëri aksident, transmeton rtv21.tv.

Williams kaloi jetën e saj në Qipro, Gjermani dhe Edinburgh përpara se të vendoset përsëri në Barnsley, ku jetoi në një banesë me djalin e saj./21Media