Arjola publikoi urimet e ndjekësve

Arjola publikoi urimet e ndjekësve

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri sot feston datë të shënuar. Ajo sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 34 vjet, shkruan rtv21.tv

Në datën e saj të veçantë, aktorja po merr urime  të shumta nga familja, miqtë dhe fansat e shumtë.

Urimet e tyre, aktorja e njohur me rolin e “Xhbanes” po i publikon në instastory për 66 mijë e 300 ndjekësit e saj.

  

Arjola është ndër aktoret e njohura shqiptare, e cila e njohur më shumë është bërë përmes rolit të “Xhbanes”nga seriali “O Sa Mirë”.

Arjola Demiri në muajin qershor ka marrë çmimin “Aktorja më e mirë” e edicionit të XI-të të Festivali Ndërkombëtar të Monodramës, “MonoAkt”, i cili është mbajtur në Pejë./21Media