Flasin bashkëpuntorët  më të ngushtë të Blerimit, Xhejlane Tërbunja dhe Fehmi Ferati

Flasin bashkëpuntorët  më të ngushtë të Blerimit, Xhejlane Tërbunja dhe Fehmi Ferati

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur të qindra roleve në teatër dhe televizion, Blerim Peci, i cili mbylli sytë sot në mëngjes befasisht.

Bota e artit në Kosovë u shokua, ndërsa shumë qytetarë në mesin e të cilëve artistë dhe figura publike, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të tij në Shipol të Mitrovicës.

Xhejlane Tërbunja, njëra nga bashkëpunëtoret e ngushta të aktorit, tashmë të ndjerë, tha se assesi nuk po mundet me u pajtu me atë që ka ndodhur.

“Unë në këtë rast s’pajtohem me Belin. S’ke nevoja me shku, kemi pasur punë me bë akoma. S’pajtohem. Sonte është emisioni, nata që shfaqet..më falni”, ka thënë Tërbunja, për kp

Ndërsa, Fehmi Ferati, njëri prej atyre që kishte luajtur shumë role bashkë me të ndjerin, ka bërë të ditur  se vdekjen e shokut e ka përjetuar shumë rëndë. Sipas tij, artdashësve, por edhe të tjerëve në përgjithësi, do t’ju mungojnë idetë gjeniale dhe aktrimi i jashtëzakonshëm i Belit.

“Përjetim i rëndë, nuk e kemi lehtë normalisht. Mungesa veç sa vjen e shtohet, vitet e ardhshme të punës që kemi pasur. Kujtimet e mira janë se do ta kujtojmë me gëzime, ashtu qysh e kemi parë të buzëqeshur. Do të na mungojnë idetë e tij gjeniale, aktrimi i tij i jashtëzakonshëm”, theksoi Ferati.

Qytetarët po ashtu nderuan sot aktorin Blerim Peci, duke bërë homazhe para arkivolit të tij që ishte vendosur në Shtëpinë e Kulturës “Rexhep Mitrovica”. Ndryshe, aktori Blerim Peci u nda nga jeta sot në orët e hershme të mëngjesit në moshën 44 vjeçare.