"Duajeni jetën e juaj", porositi aktorja derisa rrëfeu për jetën e saj

“Duajeni jetën e juaj”, porositi aktorja derisa rrëfeu për jetën e saj

E bukur, elegante, plotë sharm dhe energji pozitive ajo shfaqet në çdo paraqitje të saj. Është aktorja e njohur kosovare, Xhejlane Tërbunja, të cilën jemi mësuar ta shohim çdo javë si moderatore dhe protagoniste në role të ndryshme si aktore.

Megjithëse jetën dhe bashkëjetesën e saj në rol, që ajo e luan çdo javë e dini, por nuk e keni idenë se si është jeta e saj reale dhe si ka qenë në fakt ajo si fëmijë. Këto dhe shumë gjëra të tjera interesante Xhejlanja i ka rrëfyer këtë herë si personazhi i javës i rtv21.tv.

Si ka qenë fëmijëria e aktores Xhejlane Tërbunja?

“Mbaj mend që kom qenë e qetë, e ndjeshme. E kom dasht shkollën shumë, kom qenë e përkushtume në mësime. Bile m’kujtohet kur dikush m’ka fol keq për mësuesin si për shaka e une kom qajt. Leximin e kom pasë pasion e sidomos librat me aventura, besoj si çdo femijë. Në atë kohë Robinson Kruzo-n e kom pasë librin tim t’preferum. Asnjëherë nuk kom qenë fëmijë i mirë me lojërat sportive, por as edhe nuk kom pas dëshirë me u përzi hahahahahha…”, tregoi aktorja me nostalgji.

Njëra ndër protagonistet kryesore të serialit vendor “Vikendi”, rrëfeu një tregim interesant, që secili do ta kujtonte me mallë dhe dashuri.

“Një herë m’kujtohet që m’u ka prishë njana sandalle n’shkollë edhe m’ka ardhë marre me ec deri n’shpi, kom nejt n’shkollë derisa ka ardh babi me m’marrë. Hahahahaha tash kur m’kujtohet thom me veti: pse nuk i kom hekë të dyja sandallet e me ec zbathun deri n’shpi, po puna e fëmisë… se tash kisha me vepru qashtu nëse kish me m’ndodhë diçka e tillë najherë…”, tha aktorja duke shtuar se në përgjithësi ka pasur fëmijëri të lumtur, të qetë dhe se shpesh ka dëshirë të kthehet për pak orë ta përjetojë atë ndjenjë përsëri.

Xhejlane Tërbunja kujtoi kohën e adoleshencës dhe dashurinë e parë “me halle të lezetshme”. “Në adoleshencë kom fillu me u ndryshu si karakter po prapë baza ka qenë e njëjtë, d.m.th kom qenë e qetë mirëpo me një dozë mbylljeje në vete. M’ka ardh marre për gjithçka, jom skuqë ma tepër se që duhet kot e kot. Edhe sigurisht që kom pas simpati e m’kujtohen krejt”, tregoi aktorja ku shpalosi edhe tregim interesant nga dashuria e saj. “M’kujtohet dashuria e parë ma e bukurë n’botë me halle t’vogla e t’lezetshme. Kangët e dashurisë mandej që kanë qenë të përkushtume, poezitë e shëtitjet… bota sillet rreth teje n’këtë periudhë e thu se po fluturon… gjys byreku n’ditë e han edhe nuk nin që je untu, harron me pi ujë noshta hahahhaha periudhë e bukur shumë”, tregoi Tërbunja për rtv21.tv.

Krahas fëmijërisë mund të mësoni se cilat momente dëshiron t’i kujtojë aktorja gjithnjë e cilat jo. ’’Moment që nuk du me harru kurrë është një vlerësim profesional kur më është bo në kohën e studimeve për lojën time si aktore-studente atë kohë nga profesorët e mi të fakultetit që m’ka motivu shumë në profesionin tim ma tutje”, tha Tërbunja duke treguar edhe një moment interesant që nuk dëshiron ta kujtojë.

“Moment që nuk du me kujtu, hahahhaha n’klasën 4-të noshta, në shkollë fillore kom dasht me “falenderu” mësuesin tim për një notë që ai m’ka vlerësu ma shumë se që e kom meritu, po për shkak se unë në përgjithësi nxënëse e mirë e këtë here ma ka falë një notë e unë kom dasht me i dhonë pare me dekë prej marres a pooo?!?!!?? Hahahahhaha .. e diiii….’’, u rrëfeu aktorja për rtv21.tv

Energjikja e së shtunave mbrëma nuk hezitojë të tregojë edhe për ëndërrat dhe sukseset e saj.

“Kur je fëmijë ëndërron diçka tjetër e derisa rritesh ëndrrat ndryshojnë. Rriten, zvogëlohen, ndërrohen komplet.. mirëpo besoj që secili njeri ëndërron me qenë i suksesshëm në jetë. E për me qenë i sukssshëm jo me doemos duhet me pas një karrierë të bujshme ose një punë nga e cila fiton shumë materialisht. Me qenë i suksesshmë mendoj që do të thotë me qenë i lumtur me punën që e bon, me qenë i suksshëm d.m.th me kriju një familje të shëndoshë, me pas një shoqëri të shëndoshë, me qenë i suksesshëm d.m.th me qenë i kënaqun me jetën. E në këtë aspekt besoj që ëndrrat e mia janë të realizuara e po realizohen çdo ditë”, tha aktorja duke shtuar se njerëzit nuk duhet të dorëzohen nga jeta dhe sfidat e saj, e cila dha edhe një mesazh për këtë aspekt.

“Tash mund të tingëllojë patetike ose melankolike, por nuk kisha heq dorë kurrë nga jeta për asnjë lloj arsyeje. Me qëllim po e them këtë se njerëzit kalojnë nëpër periudha të ndryshme gjatë jetës edhe ndodh shpesh me humbë motivi, mirëpo asnjehere nuk guxon askush me leju me mendu me u dorëzu. Duajeni jetën e juaj”, porositi aktorja Tërbunja.

Ndryshe, Xhejlane Tërbunja përeç roleve dhe shfaqjeve të saj të shumta, ajo çdo të shtunë është pjesë e emisionit, “Vikendi”, si aktore dhe moderatore./21Media