Sërish pauzë

Sërish pauzë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla për herët të tretë ka penguar vazhdimin e seancës së demarkacionit, duke hedhur gaz lotsjellës.

Këtë herë, deputeti e gjuajti gazin në drejtim të kabinetit qeveritar, shkruan rtv21.tv

Sërish Kuvendi shkoi në pauzë derisa të pastrohet salla.

Kryesia më herët mori vendim të përjashtojë nga seanca deputetët që hodhën gaz lotsjellës sot. Ndërsa, Policia e Kosovës ka pranuar urdhër arrestet për këta deputetë nga Prokuroria./21Media