Blerim Xhemaili është pjesë e kombëtares Zviceriane

Blerim Xhemaili është pjesë e kombëtares Zviceriane

Ai së bashku me Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Valon Behramin ishin mesfusha startuese e kombëtares së Zvicrës.

Pas golave të Xhakës e Shaqirit që u festuan me shqiponjë, në ndeshjen tjetër shënoi edhe Xhemaili, por ai nuk festoi me shqiponjë, e festimi i tij ishte duke bërë shkronjën L me duar, shkruan rtv21.tv.

I pyetur se përse nuk festoi me shqiponjë, në një lidhje direkte në emisionin “21 Gradë“ në radiotelevizionin 21, Xhemaili tha se nuk dëshironte dënimin si Xhaka e Shaqiri.

Në anën tjetër festa me shkronjën L, i ishte dedikuar djalit të tij Luanit./21Media