Çka i bashkoi dy aktorët

Çka i bashkoi dy aktorët

Aktualisht në RTV 21 është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara në Turqi, “Mos ma lësho dorën”.

Në Turqi para disa dite ka filluar sezoni i dytë i këtij seriali, ku jeta e personazheve do marrë kahje tjetër, ata do perballen me ndarje e vuajtje gjatë tërë kohës.

Njëra ndër aktorët më të dashur të këtij seriali është Alp Navruz i njohur me rolin e “Xhenkut”, i cili fitoi dashurinë e fansave që nga fillimi i serialit.

Së fundmi aktori në Instagram ka pubikuar një fotografi ku shfaqet afër aktores së njohur, Hazal Senel e cila duket se në sezonin e dytë do t’i bashkohet serialit “Mos ma lësho dorën”.

Në sezonin e dytë, të këtij seriali ajo e cila do të përballet me më së shumti humbje është “Azra” pasi që asaj do t’i vdes personi me i afërt vëllai, të cilin e njihni të gjithë me emrin ”Merti”. ”Merti” e humb jetën në një aksident, në të cilin përfshihet bashkë me ”Xhenkun” dhe ”Melisin”. Pas gjithë këtyre vuajtjeve ”Azra” do hyjë edhe në burg pasi që ajo do e plagos ”Sumrun”. Seriali për shikuesit kosovar transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00. në RTV 21. /21Media