Aktori mbushi 30 vjet

Aktori mbushi 30 vjet

Alp Navruz, i cili në Kosovë njhet për rolin e “Xhenkut” në serialin “Mos ma lësho dorën” sot festoi ditëlindjen e 30-të.

Gjatë ditës aktori pranoi urime të shumta nga shoqëria dhe familjarët e tij. Një urim të veçantë e mori edhe nga kolegia e tij, aktorja e njohur Alina Boz e cila njihet me rolin e “Azrë” te serialit “Mos ma lësho dorën”.

Alina ka publikuar një foto të bukur me Alpin, teksa ka uruar më të mirat për të.

“Gjithçka e mirë qoftë me ty në këtë moshë. Urime ditëlindjen”, ka shkruar Alina në Instastory.

Kujtojmë, se dyshja në këtë serial ishin burrë dhe grua, por në jetën reale ata kanë raport të mirë shoqëror.

Alpi, karrierën e tij e filloi me modelizëm, pasat studoi për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Turqisë. Alp Navruz debutoi si aktor në rolin e “Sinan Egemen” tek seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”.

Me profesioanlizmin e treguar në rolet e tij, ka bërë që ai të jetë ndër aktorët më të kërkuar në Turqi për të marrë pjesë në seriale të reja. /21Media