Sipas aktorit, jeta e secilit ka momente të bukura por edhe të hidhura

Sipas aktorit, jeta e secilit ka momente të bukura por edhe të hidhura

Një ndër aktorët e njohur dhe mjaft të pëlqyer turk është Alp Navruz. Ai i njohur u bë më shumë me rolin e “Xhenkut” nga seriali “Mos ma lësho dorën”, ku ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave.

Përmes rrjeteve sociale, “Xhenku” po mundohet të qëndrojë afër ndjekësve të shumtë që ka nga shumë vende të botës.

Kur jemi te rrjetet sociale, aktori në instagram së fundmi publikoi një imazh bardh e zi me anë të cilit dha një këshillë të gjithë.

Sipas aktorit, jeta e secilit ka momente të bukura por edhe të hidhura me të cilat duhet pajtuar.

“Jeta jonë është e zezë dhe e bardhë“, ka shkruar Alpi në Instagram.

Kujtojmë se, 29-vjeçari pas përfundimit të sezonit të parë të serialit “Mos ma lësho dorën” ka vendosur të bëhet pjesë e shërbimit ushtarak. Aktori karrierën e ka filluar me modelizëm, pastaj ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Turqisë. Alp Navruz ka debutuar si aktor në rolin e “Sinan Egemen”, te seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”./21Media