"Xhenku" publikoi një imazh të bukur

“Xhenku” publikoi një imazh të bukur

Një ndër aktorët e njohur dhe mjaft të pëlqyer turk është Alp Navruz. Me rolin e “Xhenkut” nga seriali “Mos ma lësho dorën”, aktori ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave.

Përmes rrjeteve sociale, “Xhenku” po mundohet të qëndrojë afër ndjekësve të shumtë që ka nga e mbarë bota.

Kur jemi te rrjetet sociale, sot aktori në instagram publikoi një imazh të bukur, bardh e zi, shkruan rtv21.tv

“Kujtimet zgjasin përgjithmonë”, shkroi aktori krahas fotografisë, ku po merr pëlqime dhe komente të shumta nga 1 milion e 700 mijë ndjekësit e tij.

Kujtojmë se, 29-vjeçari pas përfundimit të sezonit të parë të serialit “Mos ma lësho dorën” ka vendosur të bëhet pjesë e shërbimit ushtarak. Aktori karrierën e ka filluar me modelizëm, pastaj ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Turqisë. Alp Navruz ka debutuar si aktor në rolin e “Sinan Egemen”, te seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”./21Media