"Azra" dhe "Xhenku" duken bukur në imazhin e fundit

“Azra” dhe “Xhenku” duken bukur në imazhin e fundit

Alina Boz dhe Alp Navruz janë dy aktorë të njohur dhe mjaft të dashur për publikun. Dyshja janë bërë të njohur së fundmi edhe në publikun shqiptar nga seriali “Mos ma lësho dorën”.

Alina përmes rolit të “Azrës” dhe Alpi përmes rolit të “Xhenkut” kanë arritur të marrin vëmendjen e publikut. Sikurse edhe yjet tjera, edhe aktorët e njohur po tregohen aktiv në rrjete sociale, në të cilat numërojnë numër të madh të ndjekësve.

Së fundmi, Alpi ka hedhur një foto në instastory për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e tij, në të cilën shihet së bashku me Alinën. Krahas imazhit bardhë e zi, aktori i njohur ka shkruar se pas një pushimi, do t’i shihni në sezonin tjetër, shkruan rtv21.tv

Seriali “Mos ma lësho dorën” transmetohet nga e hëna në të premten në RTV21./21Media