Xhensila publikoi një foto të veçantë

Xhensila publikoi një foto të veçantë

Aktori i njohur, Bes Kallaku, mbrëmë mbajti premierën e filmit të tij të parë të titulluar “Falco”.

Në premierën e filmit të pranishëm ishin dy persona shumë të dashur për Besin, bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj dhe vajza e tyre, Ajka.

Në rrjetin social Instagram, Xhensila ka publikuar një fotografi të shkrepur mbrëmë.

“Se ne e deklaruam që jemi fanset më të flakta. Besi ynë sa shumë krenare që jam ndjer, e sa shumë do të ndihet bija jonë krenare për ty. #Falko”, ka shkruar Xhensila krahas fotografisë.

Ndryshe, Bes Kallaku dje festoi ditëlindjen, ai mbush 34 vjet./21Media