Pika e dobët e Xhensilës

Pika e dobët e Xhensilës

Një ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të showbizit shqiptarë janë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, shkruan rtv21.tv

Dyshja janë shumë aktiv në rrjetet sociale me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e tyre.

Së fundmi, Besi ka publikuar në Instagram një video të kapur rastësisht nga dikush në rrugë.

Në video shihet Xhensila teksa i shmanget një qeni të vogël që i kalon pranë.

“Vdiqaaaaaaaaaa hahahahahaaha, boft hajer kush e ka filmu, edhe pse fshehurazi, kjo tregon se Xhensilën e le zemra sapo dëgjon të lehurën e një qeni”, ka shkruar Bes Kallaku në Instagram.

Ndryshe, Xhensila dhe Besi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të 2017, ndërsa në korrik të vitit 2018 martesa e tyre është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka./21Media