Xhensila pa pikë grimi në fytyrë

Xhensila pa pikë grimi në fytyrë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj në muajin korrik të këtij viti është bërë nënë për herë të parë, ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin, Ajka, shkruan rtv21.tv

Deri tani këngëtarja nuk ka publikuar ndonjë fotografi të vajzës së saj, duke u munduar që ta mbajë larg syrit të mediave.

Edhe pse këngëtarja i është përkushtuar maksimalisht rritjes së vajzës  dhe familjes, shihet që nuk e ka lënë vetën pas dore.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron ndjekës të shumtë ajo ndan fotografi të ndryshme nga përditshmëria, duke u munduar që të jetë sa më afër fansave.

Me paraqitjen e saj të fundit në Instagram, Xhensila ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj krejtësisht natyrale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Ndryshe, projekti i fundit i Xhensilës është bashkëpunimi me këngëtarin Ardian Bujupin, i titulluar “Cika Cika”, që ka marrë mbi 61 milionë klikime në Youtube./21Media