Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku bëhen prindër për herë të parë
12 Korrik 2018
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi
Loading...
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi
Një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe humoristi i njohur Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të parë.
Xhensila dhe Besi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të kaluar, ndërsa tani çifti është bekuar me një vajzë.
Sipas Gazetës Shqiptare, këngëtarja ka lindur sot vajzën e saj në një nga spitalet private në kryeqytet, ndërkohë që mami dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë, mirëpo nga çifti ende nuk ka ndonjë konfirmim.
Ndryshe, Xhensila gjatë periudhë së shtatzënisë ka qenë shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar fotografi me barkun e rrumbullakosur./21Media
Loading...