Xhensila fjalë të mëdha për Besin Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ditëlindjen e 24-të e priti me një festë magjike bashkë me më të dashurit e saj, shkruan rtv21.tv

Xhensila fjalë të mëdha për Besin

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ditëlindjen e 24-të e priti me një festë magjike bashkë me më të dashurit e saj, shkruan rtv21.tv

I dashuri i Xhensilës aktori i njohur Bes Kallaku ishte përkujdesur që mbrëmjen t’ia bënte madhështore.

Xhensila e cila u lumtura shumë nga befasia e të dashurit dhe nga të gjitha urimet e fansave zgjodhi që t’i falënderonte përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Me dashurine time ne krah qe e ben cdo gje te duket familiare, edhe miqte tane me te afert te cilet bene te mundur kete darke te shkelqeje njesoj si ne tavolinen e familjes. Perqafime te sinqerta. Xhensila. Ju faleminderit te gjithe ju fansave, jam e bekuar me ju. Zoti ju bekofte”, është mbishkrimi që Xhensila i ka lënë fotos./21Media